Aksioni te kampi i muxhahedinëve, Andoni: Veprim me indicie të huaja
Analisti Ben Andoni ka folur mbi aksionin e kësaj të hëne të Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Për të indiciet e këtij aksioni kuptohet që nuk janë nga vendi ynë, por është një veprim me indicie të huaja. Ai në ”A2cnn”, vuri në dukje edhe faktin se edhe nga ana e Shteteve të Bashkuara duhet të kishte një reagim tanimë për atë që ndodhi.
Ju si e lexuar këtë aksion të Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manzë?
Muxhahedinët janë të dëshiruar që gazetarët të futen brenda, sepse nuk përfillen. Kjo organizatë është akoma aktive në Iran. Dhe në çdo moment mundohen të eksportojnë lloje të rezistencës, lloje të luftërave ndaj pushtetit aktual në Iran. Aksioni i sotëm logjikisht kuptohet që indiciet nuk i ka nga vendi ynë.
Ky veprim duhet të jetë me indicie të huaja. Gazetarët tuaj e kanë parë shumë që aksioni ka qenë gati parcial, pra ata kanë shkuar atje ku donin. Ata janë pjesë e gatishmërisë sonë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është një moment që duhet mbështetur policia e vendit dhe duhet ti tregojmë vendin këtyre ndikimeve shumë të mëdha që kemi.
A presim një reagim të SHBA-ve për këtë që ndodhi sot?
Duhet trë vinte. Reagimi i tyre duhej bërë deri më tani. Ndaj ju thashë që ky aksion është më indicie të huaja. Sepse SHBA duhet të kishte reaguar dhe ti kishte thënë Shqipërisë, “mjaft”.