AKSK hedh poshtë pretendimet për sulm kibernetik: Operojmë normalisht

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) sqaron opinionin publik se pretendimet e publikuara së fundmi mbi një komprometim të institucionit, janë të pavërteta.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, përmes një njoftimi zyrtar hodhi poshtë pretendimet e “Homeland Justice” për sulm kibernetik të institucioneve shqiptare.

“Materiali i qarkulluar përbën një komunikim zyrtar të AKSK-së drejtuar infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, në kuadër të bashkëpunimit institucional, dhe nuk është komunikim i brendshëm”, thuhet në reagimin e AKSK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

AKSK siguron se vijon të operojë normalisht dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kibernetike, si dhe në informimin e saktë dhe transparent të publikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK-së”, përfundon njoftimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?