Akt tragjik/Një grua 34 vjeçe me fëmijën 1 vjeç hidhet nga kati i 5-të, gjejnë vdekjen të dy

Nuk ndalen ngjarjet tragjike në Shqipëri! Një akt i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një nënë 34 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç është hedhur nga kati i 5-të i një pallati, dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.

Policia njofton si me poshtë:

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se vajza jetonte në Tiranë, por ditën e sotme kishte udhëtuar drejt Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akoma nuk dihet pse e ndërmori këtë akt ekstrem për jetën e saj dhe të fëmijës ndonëse dyshohet se ishte gjendja e saj, pas divorcit.

Sipas një banore të pallatit ku ndodhi ngjarja, vajza, Pamela Mërtiri ishte e divorcuar dhe jetonte në Tiranë bashkë me djalin e saj, dhe punonte si farmaciste.

“Ajo jetonte në Tiranë. I ati dhe nëna ishte këtu. Ishte e martuar në Tiranë. Se kishim parë. Ishte e divorucar. Kishte vetëm këtë fëmijë. Ishte hera e parë që e pamë. Ajo ndoshta u hodh këtu për mos t’ju bërë barrë babait dhe u hodh këtu. Ajo ishte farmaciste në Tiranë. Atje punonte. Babain e ka mjek, është në pension tani. S’dimë asgjë. I njohim vetëm babain.”, tha gruaja në një rrëfim për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?