”Akte kriminale”/Studenti në protestë: Policia dhunë fizike dhe psikologjike. Duhet ndryshim rrënjësor

Protesta e sotme për Klodianin është paqësore nga rinia, por agresive nga Policia e Shtetit e cila po lëshon gaz helmues dhe po arreston të rinjtë pa arsye, edhe pse ata po marshojnë paqësisht. Ajo që e ka shtyrë këtë të ri që të dalë në shesh është dhuna psikologjike e fizike që uniformat blu kanë ushtruar. Studenti thotë se Policia çalon në mënyrën e komunikimit dhe për këtë është i nevojshëm një ndryshim rrënjësor, jo vetëm largimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj apo Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Unë jam student, jetoj në Tiranë. Kam parë lajmë që thonë janë militant partie, jam asnjanës nuk dua t’ia di për PS e PD. Kam dalë për dhunën psikologjike e fizike për ne, dje po më ndalonin 5 policë, duke më thënë “direkt që do të çojmë në rajon” kur unë dola për punët e mia. Dua të tregoj që nuk jam dakord me dhunë psikologjike, kemi qenë të frustruar nga policiët. Unë jam njeri dhe jam dakord që policia është një profesion i vështirë, mënyra që çalon është komunikimi dhe sjellja, dua që të ndryshohet kjo frymë. Nuk është vetëm largimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, duhet ndryshuar e gjithë struktura, nuk di si si mund të ndryshohet kjo gjë”, tha ai.

Ndalur tek dhuna e minorenëve që është raportuar në 4 protestat e kaluara, ai tha se nuk është dakord, por shtoi se kurrsesi nuk duhet të cilësohen si sjelle kriminale. “Unë mendoj se janë disa veprime të tepruara, por jo aq sa të konsiderohen kriminale. Kemi parë gjithë këto vite që policia po i rreh minorenët, ato ca shohin ca bëjnë, nuk besoj se janë ndikuar nga forca politike, njoh shokët e mia, unë nuk dua tia di për Ramën, Berishën, Bashën. Unë jam sportist dhe e shoh që sporti nuk vlerësohet. Nuk dua të iki jashtë për një të ardhme më të mirë. Prandaj jam sot në protestë”, shtoi më tej për ”Report Tv”.

SHKARKO APP