FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Manjani: Akti i marrjes zvarrë të një qytetari pse donte të kalonte në plazhin publik është banditizëm

Ylli Manjani

Asnjë ligj apo nënligj i shkruar nuk ndalon kalimin e njerëzve në plazh.

Plazhi është pronë publike e patjetërsueshme. Pra nuk bëhet private. Ndërtimet në brendësi janë pronë private që duhen mbrojtur respektuar. Por plazhi është publik dhe pikë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë roje, polic, kadi apo ç’të jetë nuk mund të ndalojë njerëzit të kalojnë e të plazhiten lirisht në plazhet e Republikës së Shqipërisë. Kjo është e padiskutueshme!

Swiss Digital Mobile Reklama

Akti i marrjes zvarrë të një qytetari pse donte të kalonte në plazhin publik është banditizëm. E dënueshme nga çdo ligj penal në vend.

Policia e Shtetit duhet ti arrestonte në flagrancë banditet privatë dhe jo të mjaftohej me “proçedimin penal”.

Investimi privat duhet mbrojtur, pa asnjë dyshim. Por marrja me dhunë e hapësirës publike dhe për këtë shkak dhuna ndaj qytetarëve të lirë është e dënueshme. Policia e shtetit duhet të ruajë publiken dhe publikun në këto kushte.

Është marrë zvarrë secili prej nesh nga ato banditë privatë, në atë skenë makabre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?