Akti terrorist në Kosovë, deputeti i VV-së: Priten sulme të tjera

Arbër Rexhaj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë, thotë se qëllimi kryesor i sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok ishte që të ndikonte drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës. Për të synimi ishte të dëmtoheshin turbinat të cilat do të sillnin më pas, probleme të furnizimit me energji dhe me ujë të pijshëm në Kosovë. ”Kemi zënë në vazhdimësi arsenale të tilla armësh. Në vazhdimësi, institucionet tona të sigurisë i kanë ekspozuar ato. Duke u bërë me dije që nuk është sulmi i vetëm terrorist në Banjskë por dhe se priten edhe sulme të tjera”,-deklaroi ai. Sipas tij, në veri të Kosovës ka përmirësim të dukshëm si të jetës së qytetarëve po ashtu edhe të kushteve të sigurisë. ”Nuk mendoj se ka ceduar diçka me institucionet e sigurisë. Derisa më parë qyettarët rrezikohesisn edhe fizikisht, duke ec në atë pjesë të Kosovës, tashmë mund të ecin lirshëm”. I pyetur se cili është mendimi i tij për zërat që thonë se qeveria Kurti duhej të dëgjonte më shumë këshillat e ndërkombëtarëve sa i përket mënyrës sesi duhej t’i qasej veriut. Rexhaj tha se koha e tregoi që qasja e kryeministrit Kurti ka qenë e duhura, ”si me rastin e Banjskës por edhe si në raste të tjera kur janë sekuesuestruar armatime në Republikën e Kosovës”.

SHKARKO APP