Aktive vatra e zjarrit në Karaburun dhe Dukat
Vijon që situata me zjarret në vend të jetë shqetësuese. Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e ditës lidhur me vatrat aktive të zjarrit në vend, nga jugu në veri.
Sipas Ministrisë, Vlora dhe Kukësi janë ato zona që do të duan kujdes me flakët gjatë natës. Ndërkohë që në Lezhë, në fshatin Munellë dhe Domgjon dhe Patalej ka rrezik pasi në zonë ka erë të fortë që favorizojnë flakët.
Po ashtu ka probleme me ndërhyrjen në terren për shkak të lartësisë dhe terrenit të vështirë.