“Aktivistët tanë nuk kishin as 5 euro në xhep”, Boiken Abazi: Është rikthyer shpresa, po rritemi edhe në Shqipëri
Anëtari themelues i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Shqipëri, Boiken Abazi than ë studion e Fax News se votat na diaspora e dinë të gjithë se janë në mbështetje të Albin Kurtit, ku theksoi se në zgjedhjet e kaluara, nga këto vota 70% të tyre janë marrë nga ky subjekt.
Abazi duke folur për koalicionin VV-LDK përmendi bashkëpunimin në Gjermani të dy partive, me program të kundërt siç janë CDU-CSU, por kjo sipas tij nuk e bën të vështirë bashkëpunimin, dhe si argument përmendi qëndrimin e opozitës së djeshme kundër PAN.
“Edhe dje pas takimit Kurti-Osmani na bën të kuptojmë se jemi shumë afër krijimit të qeverisë së re në bazë të vullnetit të sovranit. Dy çështje janë kyç për qevErinë e re, së pari drejtësia dhe së dyti modeli dhe zhvillimi ekonomik. Deri më tani modelet e ndjekura kanë qenë të gabuara dhe jo produktive. Punëtorëtë janë të pambrojtur nga sindikatat e shkatërruara në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe funksionimi i gjykatave rrit drejtësinë dhe zbatimin e të drejtave të punëtorëve.
Përmes shembullit tonë kemi treguar se vullneti i bashkëpunimit nuk mungon. Këtë gjë mund të bëjë politika në Shqipëri për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë. Politikanët që duan të merren me biznes ta lënë politikën, të merren me biznes, mendoj se politika nuk është për pasanikët por për njerëzit e shtresës së mesme të cilët edhe këta duhet të zbresin dhe të kujdesen për të varfërit”, deklaroi Abazi.
Për Vjosa Osmanin tha se është kandidate për kryeministre ndërsa drejtimin e LDK-së e ka Isa Mustafa, ndërsa shtoi se procesi i koalicionit ka dhënë shenja pozitive dhe është përkrahur si nga quytetarët edhe nga ndërkombëtarët.
Ndërkohë duke lajmëruar një festë që do të mbahet në Tiranë për fitoren e Vetëvendosjes, Abazi i është përgjigjur edhe akuzave se janë paguar bileta avionësh dhe autobuzash për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Unë nuk do ta quaja thjeshtë një proces elektoral, por një ngjarje e cila nuk mund të trajtohet si një proces ku thjeshtë numërohen vota. Kjo ka ndodhur dhe ato numra që janë brenda kutive do të bëhen shumë të rëndësishm për ata që janë entuziasmuar për këtë rezultat. Në Shqipëri shumë njerëz po na afrohen për t’u bashkuar, janë njerëz që janë ndjerë të papërfaqësuar dhe të mënjanuar. Përmes Vetëvendosjes duket sikur është rikthyer shpresa, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Shikoj njerëz në rrugë që ka filluar t’ju shndrijë fytyra.
Tashmë janë shumë njerëz të interesuar nga gjithë vendi për t’u bashkuar me ne, së shpejti do të organizojmë edhe një festë në Tiranë për fitoren e Vetëvendosjes. Unë them se gjithmonë shqiptarët e kanë dashur por nuk e kanë shprehur, ndërsa sot e thonë edhe me zë. Janë disa njerëz, ziç është rasti i Baton Haxhiut i cili thotë se jemi interesuar nga Europa për të sjellë avion dhe autobus për të votuar. Një pjesë e aktivistëve tanë nuk kanë pasur as 5 euro në xhep gjatë fushatës në Prishtinë dhe Tiranë, por ata që kanë ardhur i kanë paguar vetë biletat e tyre nga e gjithë bota dhe vendet ku jetojnë”, tha Abazi në Fax News.