Aktivistja e romëve sulmon live Ollin: Ik, po politizoni kauzën tonë

Kreu i Këshilltarëve të Djathtë të Partisë Demokratike, Leonard Olli ishte sot pranë banorëve romë, ku kërkoi ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës dhe kritikoi administratën.

Ndërsa Olli fliste para kamerave, u përball me reagimin e ashpër të një aktivisteje rome, e cila i kërkoi të mos politizojë kauzën e tyre, por e gjithë politika të bashkëpunojë për të mos i lënë këta banorë në mëshirë të fatit.

“Mos e politizoni çështjen, mos i përdorni këto raste, mos përdorni vdekjet. Ik, e mos lejoni njerëzit të vdesin! Nëse vërtet doni të interesoheni, bashkëpunoni me njëri- tjetrin, e mos lejoni të vdesin romët”.

Më tej zoti Olli shtoi se: Duhet të vinin këtu drejtuesit vendorë. Kryesorja është të shpëtoheshin jetët e njerëzve. Apel personave përgjegjës të marren masa”.

Një tjetër banore iu kundërvu zotit Olli, kur i tha se: “Mos fol për romë e egjiptianë, ne jemi shqiptarë”.

SHKARKO APP