Aktivistja e Teatrit: 4 kallëzimet që po përgatisim për Veliajn
Juristja Adriana Kalaja, nga protesta para SPAK-ut, u shpreh se në ditët në vijim do të depozitohen në SPAK edhe 4 kallëzime të tjera.
“Të arrestohen Erion Veliaj dhe Arbi Mazniku. Nuk duhet të lejojmë që në atë shesh. Kërkesat e sotme janë bërë në vazhdën e dy kallëzime që kemi bërë. Në ditët në vijim po përgatit edhe dosje të tjera penale, shumë shpejt do i cojmë para SPAK-ut. Njëra nga këto është vrasje e mbetur në tentativë ndaj ministrit të Brendshëm, Erion Veliajt dhe drejtorit të policisë. Kallëzimi i dytë ndaj kryetarit të bashkisë, kryetarit të këshillit bashkiak për prishjen e objektit. Kallëzimi i tretë për ministren e Kulturës dhe Çulin që kanë kryer një masakër për inventarët duke varrosur arkivën nën rrënoja. Edhe KLSH-ja po përgatit një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut”.