Aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën
Aktivistja Greta Thunberg, për herë të parë ndodhet në Tiranë dhe protestoi në sheshin ”Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez, të shkaktuara nga Izraeli. Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Ndonëse numri i të pranishmëve në këtë protestë nuk duket aq i lartë, pjesëmarrësit mbronin fort për kauzën e tyre dhe ndalimin e luftës në Gaza, me anë të deklaratave të ndryshme, që përcillnin solidarizimin e madh me palestinezët në Gaza.
Në disa momente, aktivistja Thunberg duket teksa bën thirrje në shqip: Liri për Palestinën. Gjithashtu, në fjalën e saj ajo theksoi se arsyeja pse lufta në Gaza ka degraduar në gjendocid është heshtja e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar ndaj akteve të Izraelit, që kanë ardhur duke u përshkallëzuar.
”Gaza ka hyrë në fazën e 5 të kequshqyerjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë. Kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që e lejoi Izraelin të kryente këtë gjenocid. Shterimi i resurseve natyrore, ndryshimi klimatik shkojnë dorë më dorë për me shtypjen dhe palestinezët po dëshmojmë këtë në radhë të parë. Nëse vrasja e miliona njerëzve në Gaza nuk është e mjaftueshme për t’ju ngritur nga divani, çfarë do të jetë tjetër?”,-tha Thunberg.
KOHA JONË SONDAZH

