Aktivistja Hyka: Te gjithë janë fajtorë, e kanë varrosur thesarin nëntokësor të Durrësit
Aktivistja Anila Hyka bën fajtor të gjithë për masakrën e ndërtimeve që janë bërë në qytetin e Durrësit. E ftuar në studion e emisionit “360 gradë”, ajo ngre zërin dhe thotë se të gjithë drejtuesit e qytetit të Durrësit e kanë varrosur thesarin nëntokësor.
Anila Hyka: Ka 30 vjet ky vend që bën një hap para 3 hapa prapa. Fajtorët janë të gjithë pa përjashtim. Problemi sot është se çfarë mund të bëjmë ne të gjithë, si mund të kontribuojmë ne të gjithë që të krijohet një gjë më e mirë. Në Durrës kanë filluar ndërtimet pa leje që në 1992-1993. Pra të gjithë kush kanë qenë drejtuesit e atij qyteti e kanë varrosur gjithë thesarin nën tokësor dhe për këtë bëj fajtor edhe arkeologët. Ai qyteti ka qenë lidhja e vijës Egnatia. Ne e kemi varrosur komplet dhe këtu janë fajtor të gjithë.