Aktivistja për vrasjen e grave në Shqipëri: Kemi të bëjmë me bilanc lufte

Rritja e rasteve të krimit në familje është kthyer në një kambanë larmi për strukturat ligjzbatuese dhe për vetë shoqërinë shqiptare.

Aktivistja Zhaklinë Lekatari, tha se në nëntë muaj janë vrarë 16 gra dhe kjo duhet të konsideruar si urgjencë kombëtare. Sipas saj, gratë shqiptare po vriten për shkak të gjinisë dhe kjo është shqetësuese për vlerat e shoqërisë.

“Bilanci është një bilanc lufte dhe mua më duket një urgjencë kombëtares. Nëntë muaj 16 gra, në nuk jemi në luftë. Gratë këtu vriten për shkak të gjinisë së tyre dhe vriten për shkak se janë gra”.

Ajo kërkoi të zbatohen ligjet dhe vrasësit të marrin dënimin. Lekatari bëri përgjegjës gjyqtarët, prokurorët dhe policët, të cilët sipas saj janë përgjegjës për rritjen e krimeve në familjet shqiptare.

SHKARKO APP