Aktivistja shpalos flamurin e LGBT+, thotë se Shqipëria duhet të çlirohet nga nacionalizmi

Shqiponja dykrenare me në sfond ngjyrat e ylberit të komunitetit LGBT+ është postimi provokues i aktivistes Gresa Hasa në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hasa ka shpalosur këtë flamur me mesazhin se shqiptarët duhet të çlirohen nga nacionalizmi dhe patriarkalizmi.

“Sot është dita e pavarësisë së Shqipërisë. Siç e kuptoj unë, pavarësia duhet të jetë çlirimi nga të gjitha sistemet e shtypjes, përfshirë patriarkalizmin dhe nacionalizmin. Gëzuar”, shkruan ajo.

SHKARKO APP