Aktiviteti i KPK-së u sponsorizua nga një biznes privat? Vasili: Është rrënuar çdo etikë besueshmërie

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me analizën 4-vjeçare të KPK-së, aktivitet i cili sipas ”Birn”, u sponsorizua nga një biznes privat. Vasili shkruan se vazhguesit ndërkombëtarë refuzuan të merrnin pjesë me arsyetimin si “jo etik”. Për të pranimi nga ana e KPK-së për tu sponsorizua nga një biznes privat tregon rrënimin e besueshmërisë së këtij institucioni.

Postimi i plotë

ONM e refuzon, ndërsa KPK e pranon qylin, a e beson kush këtë Vetting? Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sponsorizohet nga një biznes privat për të bërë analizën 4-vjeçare të Vetting-ut në një ambient luksoz në Vlorë.

Përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë refuzuar një sponsorim të tillë: “si jo etik”. Janë harxhuar dhe harxhohen pa kursim miliona euro, dollarë dhe miliarda lekë për Vetting-un.

Ndërsa po ky Vetting pranon një sponsorizim privat duke rrënuar çdo etike e besueshmëri sepse po vetë u ka kërkuar edhe qindarkat gjyqtareve dhe i ka larguar nga detyra.

Çfarë standardi do pranojnë këta ndërkombëtaret e Tiranës: atë të ONM apo atë Vetting-ut qylaxhi?

SHKARKO APP