Aktiviteti ndërkombëtar, ja rrugët që bllokohen sot në Tiranë

Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi sot për marrjen e masave gjatë zhvillimit të aktivitetit ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme”.

Në kuadër të masave të marra, Policia e Tiranës sqaron drejtuesit e mjeteve për bllokimin e disa segmenteve rrugore.

Ditën e sotme bllokimi i segmenteve rrugorë do të bëhet nga ora 15:00-­23:00.

Gjatë kësaj kohe, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe do të ndalohet qarkullimi i tyre, duke filluar nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Presidenca, si dhe rruga Papa Gjon Pali II, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në bulevardin “Bajram Curri”. Bllokim do të ketë nga rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, duke filluar nga rruga e Kavajës deri te bulevardi “Zhan D'ark”.

Kufizime do të ketë edhe tek bulevardi “Bajram Curri” , rruga “Bardhyl” dhe rruga e “Dibrës” nga Farmacia 10 deri te Spitali QSUT.

Policia e kryeqytetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që ditën e sotme të shmagin përdorimin e këtyre segmentëve rrugorë duke përdorur ato alternative. 

SHKARKO APP