Aktivizohet një vatër zjarri në Shëngjin, një banesë u rrezikua të digjet

Zjarri i cili prej disa ditësh përfshiu Shëngjinin, është shuar ditën e sotme. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, thotë se u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura, por një tjetër vatër zjarri u aktivizua në anë të rrugës Shëngjin-Velipojë favorizuar nga era e fortë. Ndërhyrja në kohë e punonjësve të shërbimeve në bashkinë e Lezhës bën të mundur lokalizimin e vatrave të zjarrit duke shpëtuar banesën që ndodhej shumë pranë flakëve të zjarrit. Po punojnë forca të shumta nga punonjësit e shërbimeve e po ashtu dy zjarrfikëse nga porti i Shëngjinit janë në gatishmëri në këtë zonë që ende vijon të jetë problematike për shkak të erës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?