Aktorët dhe artistët kanë një paralajmërim për Ramën/ Mos mendo se ke fituar luftën, gati të…
“Kryeministri të mos mendojë se e ka fituar luftën! Ne do të shkojmë deri në grevë urie, do të flijohemi brenda asaj ndërtese”, shprehet aktori Arben Derhemi, duke i çuar një mesazh të qartë Kreut të Qeverisë, Edi Rama, lidhur me projektin për Teatrin Kombëtar.
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e TK-së, e cila u prezantua javën e shkuar, ka ftuar çdo intelektual dhe qytetar të këtij vendi t’i bashkohet, për t’i thënë ndal planit të Kryeministrit për të vjedhur traullin e teatrit.
Derhemi e quan vjedhje të pastër atë që po ndodh me truallin e TK-së, duke e krahasuar me vjedhjen e bregdetit shqiptar.
“Nuk e dinim kaq malinj Kryeministrin dhe gjithë Rilindjen shqiptare. Po bën veprime antikombëtare dhe në një moment të caktuar ne e kuptuam logjikën e tij dhe pse po e bënte këtë. Por nuk duhet të mendojë, se e ka fituar luftën”, tha Derhemi.
KOHA JONË SONDAZH

