Aktorët e njohur Roza dhe Dhimitër Anagnosti solidarizohen me tërmetin
Dy aktorët e njohur Roza dhe Dhimitër Anagnosti kanë bërë një akt qytetarie duke u solidarizuar sot me të prekurit nga tragjedia e tërmetit. Si shumë qytetarët të tjetër të edhe dy aktorët janë bërë pjesë e solidarizimit duke dorëzuar ndihmat e tyre.
Aleanca për Mbrojtjet e Teatrit në faqen zyrtare në facebook publikoi fotot të shoqëruar me një tekst.
“Ata sapo erdhën në mjediset e Teatrit Kombëtar për të dorëzuar ndihmat te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Të angazhuar dhe shembull qytetarie, ata e shumë artistë të tjerë të angazhuar me qëndresën e Teatrit janë pranë qytetarëve në këto ditë të vështira kur luftohet me forca që nuk kontrollohen dot, me vdekjen, rrënimin e jetës, frikën nga sa vjen“.