“Aktorët si minj teatri”, Zenelaj-Isait: Je i ri, politika të detyron të gëlltisësh ato që s’duhet

Sot ”kolegët”, po replikojnë në distancë për një nga çështjet më të nxehta të aktualitetit, ajo e shembjes ose jo të Teatrit Kombëtar. Ka qenë një shkrim i drejtorit të ri të Kukullave, Erion Isai, i cili veç qëndrimit të tij pro shembjes së godinës së teatrit, i cilëson kolegët si minj teatri, ndërsa e cilëson aktorin e madh Robert Ndrenika partiak.

“Kur isha student, në vitin e dytë të akademisë, dhe punoja antikitet grek, rrija me ditë në garderobën e Teatrit Kombëtar, ku bashkë me Koraldën, garderobieren e teatrit, do të nxirrnim veshjet e shfaqjes “Ezopi”. Ajo çfarë më bënte përshtypje në gardërobe ishte “civilizimi i minjve”… sesi miu të shihte në dritë të syrit, dhe as e pushtonte ndonjë ndjenjë frike, e madje të kërcënohej gjithë bezdi, se po i hyje në habitatin e tij natyror. Për ta rithënë që në fillim, unë jam për një tetatër të ri, dinjitoz, përfaqësues, komod për aktorët dhe publikun, një teatër “ndjellës” për të gjitha ata që e dëshirojnë teatrin, ta bëjnë apo ta shohin atë”, shkruan Isai.

Por kjo gjë mesa duket ka shkaktuar irritimin e aktorit Gentian Zenelaj, i cili përmes një statusi në facebook i jep Erionit disa këshilla.

Statusi i Gentian Zenelajt:

Për Erion Isain dhe të tjerë:

Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit..Me ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit..pastaj i quajte mitingarë ..partiakë….zhurmanjosë etj etj…në fillim u revoltova pastaj piva edhe nje kafe tjeter dhe vendosa të shkruaj dy rreshta une për ty..Erion je drejtor i ri..je pak a shumë si një nuse e re …Po kështu i themi ne nga anët tona..Nusja e re…dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara..ke beteja të përhershme me kunatat e tjera …ato që janë drejtorë ose ato që nepermjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty..por ke detyrēn e vështirë ti fitosh edhe zemrën vjehrrës së bashkisë dhe sidomos vjehrrit të kryeministrisë…E di Erion nuk e ke aspak të lehtë….e ka politika ketë gjë….të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet…dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me…do i kesh ne bark tere jetën…I quajte koleget e tu partiake Erion…por harron qe aty ka shume kolege..ka kolege qe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne…Po quan partiak Robert Ndrenikën???aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten…po quan partiak Mirush Kabashin ???Roza Anagnostin? Si quhet partia e tyre Erion ???se do ti ndjek gjithe jeten…Sepse i kam politikanët e mi të preferuar…kanë qënë edhe të tutë Erion..por në mes të rrugës zgjodhe teater tjeter..Erion prano nje keshille nga një njeri qe te njeh qe ne krye te heres..mos u bej marionete Erion. Sepse meqe sapo je bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave duhet ta kesh kuptuar tashme si funksionon marioneta..ka me fije nga siper por ka edhe nga ato qe u futet dora poshte.kam vedosur mos ta marr per fyerje asnje nga epitetet e tua Erion .Seriozisht….por shume seriozisht po ta them …Mendo per keto qe te thashe…Seriozisht.

SHKARKO APP