Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja është shpallur investitor strategjik në bregdetin e jugut

Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja është shpallur investitor strategjik në bregdetin e jugut duke përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort’ ndërsa lideri historik i PD, Sali Berisha thotë se kjo është vjedhje e hapur. Më tej ai shton se aktori Paja dhe Rama po lumturojnë njëri-tjetrin.

Berisha e quan vjedhjen e fundit në serialin e vjedhjeve të narkoqeverisë. Sipas ish-kryeministrit, aktori Gazmend Paja shpallet investitor strategjik me një VKM dhe merr dhuratën e përbashkët me Edi Ramën.

Statusi i Berishës
Një vjedhje e hapur e Edvin Ramës me Gaz Pajën! Ja se si Rama dhe Paja lumturojnë njëri-tjetrin me 133 mijë metër katror në Dhërmi për ndërtimin e Resortit “Lumturia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë qëllim Gaz Paja me një VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuratën e përbashkët me Ramën! Vjedhja e fundit në serialin e vjedhjeve të narkoqeverise.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu keni VKM-në e lumturimit të përbashkët Rama-Paja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?