Aktori i Portokallisë: Pro një teatri të ri, kur luaj nuk dua të mendoj për të ftohtin

Një tjetër zë i fushës së aktrimit shprehet pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar që të plotësojë kushtet teknike dhe komoditetin e duhur si për aktorët ashtu edhe për spektatorët.

Aktori Erdit Asllanaj, ose siç njihet ndryshe ”Doktori i Portokallisë”, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv, u shpreh se ajo që ka rëndësi për të është krijimi i një ambienti sa më të përshtatshëm për të luajtur dhe se kjo gjë mund të realizohet vetëm nëpërmjet një teatri të ri.

”Unë jam për një skenë ku duhet të luaj dhe të mos mendoj për probleme të tjera teknike”, u shpreh Erdit Asllanaj.

Aktori tha se nuk bën pjesë në dy kampet ku janë ndarë artistët, por e rëndësishme është të krijohet mundësia për një godinë të re me të gjitha kushtet e nevojshme, ku aktori të interpretojë pa u shqetësuar për probleme si i ftohti, gardëroba etj..

“Dua një skenë që të ketë kushtet për të luajtur, të loz e të ndihëm mirë dhe të mos mendoj për të ftohtin e pluhurin”, u shpreh aktori, Erdit Asllanaj.

SHKARKO APP