Aktori Isai flet nëse postin e Drejtorit e fitoi nga fushata për PS

Pas zgjedhjes në krye të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, Erion Isai, tregoi se është zgjedhur në bazë të platformës artistike, dhe jo nga përkatësia politike. I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në ”Ora News”, ai thekson se mori pjesë në një garë të vështirë me 13 kandidatë.

Gara kishte kritere për një platformë artistike dhe kritere të cilat janë teknike, të arsimimit, eksperiencës së punës. Sigurisht që nuk kishte kritere të afrimitetit politik. Fakti se asnjë nga 13 kandidatët nuk pati pretendime për garë të paravendosur”,-tha Isai.

Institucioni do t’i nënshkrohet një rikonstruksioni total edhe me mbështetjen e bizneseve për përmirësuar kushtet si për artistët, ashtu edhe për spektatorët e vegjël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam filluar që sot me një kërkesë zyrtare ndaj IMK për të bërë një skanim të institucionit dhe ndërhyrjet më imediate që do të bëjmë në institucion dhe sigurisht që do të ndodhin. Fondet shtetërore në një vend të vogël si Shqipëria janë të pakta por kam filluar kontaktet dhe kam kontakte serioze nga biznese për ta financuar këtë ndërhyrje”,-tha Isai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?