Aktori Liçaj: Turp ndriçimi i institucioneve me flamurin francez

 

“Kryeministri dhe Presidenti duhet të më kërkojnë falje që fyen dinjitetin tim kombëtar. Le të ndriçojnë shtëpitë e tyre me ngjyrat e flamurit francez, jo kryeministrinë dhe presidencën time. Ato janë të miat dhe të shqiptarëve, jo të kryeministrave dhe presidentëve. Ata ikin dhe vijnë”.

Një shënim të tillë ka bërë në rrjetet sociale aktori i mirënjohur i teatrit dhe i kinemas, Neritan Liçaj, i cili ka reaguar me ashpërsi ndaj ndriçimit me ngjyrat e flamurit francez të godinave të Kryeministrisë dhe Presidencës. 

Duke i kërkuar publikisht presidentit, Bujar Nishani dhe kryeministrit, Edi Rama, që të kërkojnë falje për këtë veprim pasi, sipas tij, ato godina janë të shqiptarëve dhe jo të personave që hyn dhe dalin nga Kryeministria apo Presidenca.

Sipas tij, numërohen plot 5 vjet luftë në Siri; mbi gjysë milion të pafajshëm burra, gra, pleq etj.; të vrarë dhe mbi një milion refugjatë në dyert e Europës për të shpëtuar jetët e tyre dhe për t’i shpëtuar tmerreve të luftës dhe nuk u ngrit një flamur sirian nëpër profile.

“Turp. Pse? Sepse ata janë qytetarë të dorës së tretë apo jo? Dhe kush e bëjnë këtë? Shqiptarët që nga Europa janë konsideruar qytetarë të botës së tretë. Kjo është të tallesh dhe t’i biesh vetes tënde me shpullë. Shumë turp”, përfundon komentin e tij në FB aktori, Neritan Liçaj.

SHKARKO APP