Aktori Robert Ndrenika: Rama më keq se Erdogan

Aktorët janë mbledhur para Teatrit duke kërkuar pezullimin e vendimit për shembjen e teatrit, dhe kundër koncesionit për ndërtimin e tij.

Aktori Robert Ndrenika ka marrë fjalën duke thënë: “Kjo ishte e papritur për të gjithë komunitetin, për mua personalisht. S’po marr vesh çfarë po ndodh. Ishim tek presidenti Ilir Meta, na dha të drejtë edhe kryetari i Kuvendit na dha të drejtë. Opozita është me ne. Jam i bindur se në PS ka anëtarë që janë me ne, por nuk flasin, kanë dhe ata hallet e tyre. Por nuk flasin! Unë i them dhe prokurorisë ta shohë këtë punë. Le ta marrë ta hetojë, se ka dhe firma Kodra shpk. Ç’janë këto preferenca. Më vjen keq që nuk përfillet komuniteti ynë. Kryeministri na ka përbuzur. Ju lutem të hyjmë në bisedime, jo gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?