Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për familje

 

 

Një aktor rus, 84-vjeçar i njohur për mbi 140 role në kinemanë sovjetike dhe atë ruse është martuar me të fejuarën e tij 60 vjet më re dhe ka në plan të krijojë një familje me të.

Aktori legjendar rus, Ivan Krasko shkëmbeu unazat me 24-vjeçaren Natalia Shevel, një ish-studente e tij, në një ceremoni sekrete me praninë vetëm të miqve të tij, ditën e djeshme në Shën Petersburg. Pavarësisht kritikave të shumta, çifti, në një intervistë për median ruse, e përshkruajnë marrëdhënien e tyre si një ‘lidhje të krijuar nga parajsa’.

Aktori, i cili është martuar edhe tri herë të tjera më përpara dhe ka 6 fëmijë, u takua me 24-vjeçaren që ka moshën e mbesës së tij, gjatë kohës që jepte leksione arti në universitetin e Shën Petërburgut dhe Natalia ishte studente e tij.Zoti Krasko, i cili për 2 javë mbush 85 vjeç, është shprehur se marrëdhënia mes tyre para martesë ka qenë platonike, por tashmë të dy kanë dëshirë të kenë një fëmijë dhe të ndërtojnë një jetë së bashku.

SHKARKO APP