Aktorja Anila Bisha e terrorizuar denoncon ‘live në ‘Zonë e Lirë’: Çuli më tha ‘Sa të jem unë, ti nuk…’
Aktorja e njohur shqiptare, Anila bisha ka bërë një denoncim “live” në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ishte e ftuar së bashku me një grup aktores që protestojnë kundër projektligjit për Artin.
Ndërsa po aktorët po shprehnin pakënaqësitë e tyre kundrejt politikave të qeverisë, veçanërisht të ministres Mirela Kumbaro, aktorja Anila Bisha theksoi se numri i aktorëve që dalin haptazi në këtë protestë janë të paktët, pasi ata janë të terrorizuar.
Ndërkohë që rrëfeu edhe problemet e saj pikërisht pse foli publikisht për problemet e Teatrit Kombëtar.
Ndër të tjera ka shokuar deklarata e aktores, kur ajo është shprehur se drejtori Hervin Çuli i ka thënë se nuk do të shkelë deri sa të jetë ai aty.
“Jemi të terrorizuara. E di ti që në teatrin kombëtare, unë nuk jam e angazhuar në Teatrin Kombëtar. Dhe më ka thënë direkt në sy: ‘Sa të jem unë ti nuk do të punosh në Teatrin Kombëtar. Kështu më tha drejtori Ervin Çuli. E gjitha kjo ishte vetëm sepse unë kisha shprehur mendimin tim si funksionon teatri në publik. Nuk thonë kotë, që neve na trajtojnë si skllevër”, denoncoi aktorja Anila Bisha. /SYRI.net/
KOHA JONË SONDAZH






