AKU bllokon dy kontenierë me mish me salmonelë, vinte nga Brazili

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar 2 konteinerë me mish nga Brazili, që thuhet se nga analizimi i monstrave ka patur prezencë salmonele. Në total, ngarkesa ka qenë rreth 50.2 tonë.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore, AKU ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu së fundi AKU ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili, në total 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”. Po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?