AKU-ja: Covid-19 nuk transmetohet nga ushqimi
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u kërkon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi në terren për të garantuar ushqimet e tyre janë inspektorët, që vijojnë kontrollet. Në mesazhin e AKU-së, theksohet se Covid-19 nuk transmetohet përmes ushqimit. “Aktualisht nuk ka asnjë provë, që ushqimi është një burim ose rruga mundshme e transmetimit të virusit. Ju lutem qëndroni në shtëpi, ne jemi këtu për të garantuar ushqimet tuaja”,-theksohet ndër të tjera në mesazhin e AKU-së.