AKU në bregdet. Kontrolle në bare, restorante dhe dyqane

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e sezonit të pushimeve, AKU do të nisë kontrolle në çdo bar, restorant dhe dyqan në bregdet. Aksioni i parë ka nisur nga Fieri ku janë vendosur edhe gjoba.

“Kemi rastin e Fierit, është evidentuar një njësi tregtimi supermarket që tregtonte produkte ushqimore jashtë afatit të skadencës. Janë marrë masat e menjëhershme duke bllokuar produktin me qellim final asgjesimin e tij. Subjekti në fjalë është gjobitur pasi përveç mallrave të skaduar, më parë ka qenë objeket i inspektimit dhe detyrat e lëna nga institucioni nuk janë respektuar”, tha Pamela Radovani, AKU.

Sipas Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit, këtë vit numri i inspektimeve do të jetë 20% më i lartë, krahasuar me ato të një viti të mëparshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?