Akull dhe borë në Bulqizë, rrezik për kalimtarët

Bora është shndërruar në akull në Bulqizë duke u kthyer në rrezik për këmbësorët dhe shoferët. Për shkak të reshjeve të dendura, qindra familje në të gjithë bashkinë për ditë me radhë mbetën të izoluara dhe pa shërbime për shkak të trashësisë së dëborës që arriti deri në 1.5 metra.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi thotë se i bllokuar mbetet vetëm fshati Gjinovec në Trebisht. ”Pothuajse të gjitha fshatrat janë të hapura, duke përjashtuar fshatin Gjinovec, i ish-komunës së Trebishtit që është një rrugë e cila besoj do hapet brenda 2-3 ditëve”.

Reshjet e dëborës kanë ndaluar në të gjithë vendin, por temperaturat e ulta bëjnë që ngricat të jetë ende problem në shumë rrugë kombëtare e rurale. ARRSH bën të ditur se në rajonin verior dhe atë qendror segmentet janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në jug qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht.

Qarkullimi me zinxhirë

Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Stebleve
Sllovë-Vasije
Peshkopi-Qafë-Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë

SHKARKO APP