Akuza e fortë e Oketës: Sektori i ndërtimit si “lavatriçe” për pastrimin e parave

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gazmend Oketa, tha në emisionin “360 Gradë”, se sektori i ndërtimit është përdorur si “lavatriçe” për pastrimin e parave të pista. Tirana dhe Durrësi tha ai, janë bashki të cilat janë qeverisur për një kohë të gjatë nga e majta, duke deklaruar se drejtuesit e tyre kanë favorizuar ndërtimet shumëkatëshe, objekte vend e pa vend.

“Është e vërtetë që sektori i ndërtimit është përdorur si një “lavatriçe” për pastrimin e parave të pista. Kur të jemi shumë më të qartë për shifrat, statistikat, numrin e objekteve të ndërtuara, kompanitë që i kanë ndërtuar këto objekte që janë dëmtuar, personazhet, pronarët apo investitorët e këtyre objekteve atëherë sigurisht do ta themi me një saktësi më të madhe. Është një fakt i pamohueshëm që sektori i ndërtimeve është përdorur për pastrim parash.Në mënyrë krejt paradoksale si në Durrës, Tiranë, që për një periudhë të gjatë kohe janë qeverisur nga drejtues të së majtës, në vend që zëri i banesave sociale duhet të ishte ovbjektiv kryesor i bashkive, drejtues të së majtës kanë favorizuar ndërtimet shumëkatëshe, objekte vend e pa vend si në Tiranë dhe Durrës”.

SHKARKO APP