Akuza e fortë nga Noka: Rama ka punësuar McGonigal si një killer politik me pagesë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka hedh akuza të forta në lidhje me McGonigal dhe lidhjet që ai ka me kryeministrin Edi Rama.

Noka thotë se Rama tentoi që të vriste opozitën me pagesë me anë të lidhjeve me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

FBI e ka të filmuar, të dokumentuar, me zë dhe me figurë. New York Post, është një gazetare atje që ka studiuar dosjen, thotë po e citoj, rreth një dyzinë politikanësh ku mund të jenë politikanë atje u shtuan në listën e zezë të MCGonigal ku përfshihej edhe lideri i opozitës Sali Berisha, i cili u godit me statusin ‘Non Grata’. Çfarë tregon? Pra Edi Rama ka punësuar MCGonigal si një killer politik me pagesë ndaj liderit të opozitës dhe politkanit opozitar”, thotë Noka.

SHKARKO APP