Akuza ndaj Tafajt: U dha diploma të pavlefshme mbi 1 mijë studentëve

 

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka lejuar akreditimin e disa programeve mësimore në Universitetin Vitrina (tashmë i mbyllur), i cili nuk plotësonte asnjë kriter ligjor.

Ky kallëzim që ministria e Arsimit, ka bërë ndaj pararendësit Tafaj, i cili ka akredituar 8 degë në këtë universitet, u komunikua sot nga prokurori i çështjes në seancën e sotme që po mbahet në Gjykatën e Lartë dhe që shton se “urdhri i pandehurit Tafaj për hapjen e programeve mësimore është i kundraligjshëm”.

Megjithatë, sipas tij, nuk është provuar në fakt që ish-­ministri të ketë marrë para’ për hapjen e këtyre degëve me firmën e tij. “Por, përmes urdhrit të tij është mundësuar përfitimi financiar dhe i janë krijuar favore të pamerituara institucionit privat arsimor ‘Vitrina’”, tha prokurori. 

SHKARKO APP