Akuza nga Bardhi: Celibashi lejoi rikandidimin e Ismailajt në kundërshtim me ligjin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se me rikandidimin e kryetarit të bashkisë, Mallakastër, Qerim Ismailaj, KQZ ka shkelur ligjet.

Për të vendimi i Celibashit për të miratuar rikandidimin e tij është në kundërshtim me ligjin, ndërsa akuzoi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve se me veprimet ose mosveprimet e tij është duke ndikuar në mënyrë antiligjore në zgjedhjet e 14 Majit.

Ai tha se përmes një dokumenti, i është kërkuar Celibashit të vendosë ndalimin e kandidimit të subjektit Qerim Ismail Ismailaj për të kandiduar si kryetar i bashkisë Mallakastër.

“Në një akt të paprecedentë janë injoruar thirrjet e ndërkombëtarëve, veçanërisht SHBA për kandidatë të pastër në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Bardhi.

ment

SHKARKO APP