Akuza nga Berisha për Sorosin: Mafia më e rrezikshme ndërkombëtare, ju kanë kërcënuar
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka vijuar në Lezhë turin e tij të takimit me demokratët para zgjedhjeve për kreun e partisë më 22 maj. Për Sorosin ish-kryeministri Berisha tha se është mafia më e rrezikshme ndërkombëtare.
“Ne i rikthyem vendit opozitën e vërtetë, i rikthyem pluralizmin, rikthyem Partinë Demokratike. Në këtë rrugë ne kishim vështirësi të mëdha dhe forca e vetme e jona ishte forca e idealeve.
Ne kishim kundër një qeveri pa ligj dhe pa moral. Ne kishim kundër ndoshta edhe mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit. Censura, kërcënime të ndryshme u bënë ndaj jush”.