Akuza nga PD-ja: Tom Doshi caktoi kandidaten e PS në Shkodër, po kërkon vota (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi hedh akuza se sipas tyre Tom Doshi kërkon vota për kandidaten e PS-së në Shkodër, Majlinda Angoni. Bardhi thekson se edhe pse i shpallur ”non-grata” nga SHBA-ja, kryeministri Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Doshin, duke e emëruar atë si shefin politik dhe drejtuesin e fushatës së kandidates së PS në Shkodër, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Postimi i plotë

Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi? Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni për Shkodrën, do votojnë Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë!

SHKARKO APP