Akuza për shitje të ndeshjes, reagon Kaçe: Shqipëria mbi të gjitha!
Pas humbjes me Serbinë, disa nga tifozët dhe opinioni publik hodhën dyshimet për shitje të supersfidës nga ana e Shqipërisë. I tillë ka qenë edhe një koment në profilin në Facebook të mesfushorit Ergys Kaçe nga një fans shqiptar.
Ky i fundit ka shprehur shqetësimin se ndeshja ishte e shitur dhe për pasojë tifozët kanë mbetur të zhgënjyer.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kaçes, ku mesfushori kuqezi ka shpjeguar se lojtarët kuqezi për asnjë arsye në botë nuk do ta shisnin këtë ndeshje.
Kaçe thekson se lojtarët dhanë gjithçka për ta fituar dhe pikërisht nga kjo dëshirë e madhe, pësuan edhe gol në minutat e fundit.
“Ne kurre nuk mund te shitemi ne nje ndeshje aq te rendesishme. Une jam shqipetar si ti, e dua Shqiperine aq shume sa ti, por mos e mendo kurre qe ne nuk kemi luajtur me shpirt. Ne kemi kerkuar gol ne çdo minute te lojes dhe po nuk shenove, do pesosh. Shqiperia mbi te gjitha!” shkruan Kaçe.
KOHA JONË SONDAZH

