Akuza për shpërdorim detyre, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
Kreu i IMT-së së Tiranës, Mariglen Qaton, është vënë nën hetim nga Prokuroria. Ai akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, news 24 raporton se Gjykata e Tiranës ka caktuar për të masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, edhe pse Prokuroria kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg.
Po kështu gjykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe për inspektorët e IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani, me të njëjtën akuzë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Për arkitektin K.B. është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Qato dhe inspektorët e IMT akuzohen se kanë lejuar ndërtimin e një objekti pa leje.