Akuza për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve në E-albania, SPAK nis verifikimet

SPAK ka nisur verifikimet për nxjerrjen e të dhënave personale nga Partia Socialiste, me qëllime për të kontrolluar votuesit për zgjedhjet e 25 prillit.

SPAK do të marrë një kopje të të dhënave të qytetarëve. Bëhet e ditur se është duke u verifikuar nëse database me të dhënat e qytetarëve në e-albania është vënë në funksion të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit. Skandali u zbulua nga Lapsi.al.

Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?