Akuza: Tre vjet burg Vladimir Gjutës!

Prokuroria ka kërkuar që të dënohet me tre vite burg Vladimir Gjuta, i akuzuar për kundërshtim të punonjësve të policisë, por akuzohet se ka lidhje edhe për disa shpërthime me tritol që kanë ndodhur në muajin shkurt, në kryeqytet.  

Ngjarja për të cilën akuzohet Gjuta, ka ndodhur më 6 dhjetor, në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”.

Vladimir Gjuta u arrestua pas një sherri me efektivet e policisë rrugore. Për këtë incident, ai u mbajt në qeli për rreth 20 ditë dhe më pas u lirua nga Gjykata e Tiranës duke fituar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Por ajo nuk u respektua nga i pandehuri. Ndërkohë, në muajin shkurt të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest me burg” për Vladimir Gjutën. Ai u arrestua në rrugën e Kombit, para zgjedhjeve lokale, nën akuzën e “akteve terroriste”, pasi dyshohet si një prej organizatorëve të  atentatit me tritol, në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjuta do të gjykohet me anëtarë të tjerë të prangosur, edhe për shpërthimet me tritol, ndërsa nga prokuoria pritet të mbyllet edhe kjo dosje. 

SHKARKO APP