Akuza troditëse nga qytetarja: Jam ende në gjyq me një mjek në Vlorë, më vrau djalin me një gjilpërë
Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga një qytetare, e cila tregoi për emisionin “SOT” në ”Euronews Albania”, historinë e trishtë se si humbi djalin e saj.
Ajo tha se ishte me pushime në Vlorë, kur një mjek atje i bëri një gjilpërë të birit. Fatkeqësisht djali u nxi në fytyrë dhe më pas humbi jetën, siç tregoi zonja.
Zonja u shpreh edhe se është ende në gjyq me mjekun. Ai nuk shfaqet, por veç avokati i tij. Sipas zonjës, procesi po zgjatet prej vitesh pa marrë zgjidhje.
Sipas ekspertizës mjekoligjore, qytetarja tregoi se shkak i vdekjes së të birit është bërë injektimi i gjilpërës nga mjeku. “Gabimet e mjekut i mbulon toka”.