Akuzat e Ahmetaj ndaj Ramës, analisti Shkullaku: Nuk ka SPAK dhe organ drejtësie që nuk vihet në alarm
Analisti Armand Shkullaku, ka folur për deklaratat nga Arben Ahmetaj për takimet e Edi Ramës me bosët e mafias në zyrën e kryeministrit. Për të dali numri dy i qeverisë, 10 vite rresht ministër financash, zëvendëskryeministër, deputet dhe të akuzojë kryeministrin në detyrë, nuk ka SPAK dhe organ drejtësie që nuk vihet në alarm.
”Në këtë rast më intereson e vërteta. Interesi publiki nuk është raporti që ka pasur Ahmetaj me Ramën dhe ky i poshtri e preu në besë por interesi publik është imagjinoni në një vend të Europës që të dali numri 2 i qeverisë, 10 vite rresht ministër financash, zëvendëskryeministër, deputet dhe të akuzojë kryeministrin në detyrë. Nuk ka SPAK dhe organ drejtësie që nuk vihet në alarm, nuk ka shërbim që nuk vihet në alarm duke i marrë në kosideratë këto akuza. Vetëm ne këtu merremi a po hante makarona Arben Ahmetaj.
Kur ky tjetri donte ta fuste në burg Arben Ahmetajn, ky është aq i poshtër…Ajo drejtësi që Arben Ahmetajn ia bënë letrat për 3 muaj, ndërsa Erion Velisë ka 4 vjet që mezi e ka marrë një herë në pyetje, kjo është drejtësi e pavarur? Ajo drejtësi që del Edi Rama para PS dhe thotë po të isha unë gjyqtar kishe për ta parë më keq dhe të nesërmen i shkon mandati i arrestit? Për këtë drejtësi po flet?
Ky që flet se edhe rrezikon sepse ka përmendur emra aty, Ergy Agasi koordinator i Edi Ramës për grupet kriminale të Durrësit, sot kishe deklaratën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, që thoshte që edhe Shërbimi Informativ Shtetëror po shkon në duart e krimit të organizuar”,-tha i ftuar në Çim Peka Live në ”SYRI TV”.