Akuzat e opozitës për drejtësinë, Spiropali: Dy standarde, armiqtë në li*ar dhe shokët e partisë të lirohen menjëherë
Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend, se rruga e Partisë Socialiste me atë të opozitës është e ndarë sa i përket reformës në drejtësi. Spiropali tha se opozita e mallkon drejtësinë si organizatë kriminale.
”Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë. A kemi rënë dakord që duhet të kemi një sistem drejtësie ndryshe që nuk është i kapur dhe bën drejtësi, me standarde dhe proces ligjor, për të gjithë njësoj nga ai me cigare me hashash e deri te ai që ka qenë kryeministër e kryetar Parlamenti ai tjetri. Molotovët që ju hidhni nuk janë të mjaftë të mbushni të gjithë hendekun politik, moral dhe strategjik që ju keni me ne dhe PS-në.
Gjithë fajin e ka ai në ballkon. Përpiquni të keni arsye. Ju dhe humbja jeni një binom i pandashëm, nuk mund t’ua përmendësh fjalën disfatë sepse jeni njësoj si ai binomi kur thua Partia Demokratike ke thënë Saliu. Për kulturën tonë ende të vjetër të qasjes ndaj drejtësisë, ka një ndjesi të përgjithshme hakmarrjeje, represioni që e frymëzoni ju dhe mediat e paguar prej jush qoftë në shoqëri dhe politikë dhe disa segmente të drejtësisë”, tha Spiropali.