Akuzat e opozitës për koncesionet, Gjylameti: Shumica të pabaza dhe populiste

Partia Demokratike denoncoi sot ndryshimin e kontratës për koncesionin e Porto Romanos në Durrës.

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti,  për Ora News thotë se akuzat e opozitës për koncesionet në vijimësi kanë qenë të pabaza dhe populiste.

Qeveria dhe mazhoranca, nënvizon ajo, nuk janë të pagabueshme dhe nëse ka vend që kontratat aktuale koncesionare duhet të rishikohen kjo do të bëhet.

Gjylameti: Akuzat e opozitës për koncesionet shpesh herë kanë qenë terësisht  të pabaza dhe më shumë populiste.Kur opozita bën kërkesa për anulimin e koncesioneve nuk janë të qartë se çfarë duhet të anulojmë. Kemi pasur një rishikim të pagesave për kontratat koncesionare dhe ka ulje të tyre, mjafton të kujtojmë rishikimin e buxhetit dy herë që është bërë për të parë se ka ulje të pagesave apo dhe shtyrje në afat të pagesave si mënyrë për ti dhënë më shumë mundësi buxhetit të shtetit për rialokuar të ardhurat që ka në zëra të ndryshëm. 

Nga ana tjetër kontrata koncesionare dhe shqetësimi që kanë pasur për kontratat koncesionare ka të bëjë me ato që janë tavanet e borxhit publik.Totali, kostot që kanë kontratat koncesionare vjetore deri më sot nuk kanë arritur limitet e borxhit publik, bëhet fjalë për 5% të PBB, që është dhe shqetësimi që mund të kënë pasur institucionet ndërkombëtare. Shqetësimi i kontratave koncesionare nuk është shqetësim vetëm i opozitës por edhe vetë mazhorancës, duke parë me shumë kujdes çdo kontratë koncesionare si mënyrë për të maksimizuar shërbimet dhe dobinë që duhet të kenë qytetarët përkundrejt asaj çfarë janë fitimet e koncesionarit. 

Nëse kontratat koncesionare të qeverisë demokratike kishin peshën kryesore që i kalonte individit, në rastin konkret nuk është një gjë e tillë. Nuk dua ti kthehem debatit të zjarrtë se cilat janë kontrata koncesionare që kanë rënduar buxhetin e shtetit por edhe buxhetet familjare të shqiptarëve qoftë në numër apo edhe pjesën e cilësisë së shërbimeve dhe koston që do të duhet të suportojë buxheti i shtetit dhe familjarëve. 

Shqetësime ka dhe do të ketë.Gjithmonë ka një pikëpyetje dhumë të madhe nëse shërbimet duhet të ofrohen terësisht nga shteti por edhe në partneritet me privatin. Me rëndësi është ofrimi i shërbimeve në kohon e dubur me kosto sa më të ulëta. Nëse do të duhet të rishikojmë kontratat koncesionare përsëri jemi atje për ti riparë sikundër kemi bërë dhe nëse ka kontrata që kanë devijuar nga ky objekt jemi të hapur ti rishikojmë. Askush nuk është i pagabueshëm. Nuk janë të pakta ato që janë rishikuar.

SHKARKO APP