Akuzat e opozitës, Tahiri i kërkon Prokurorisë që të hetojë

Ministri Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet lidhur me të gjitha akuzat e ngritura në Kuvend dhe jo vetëm ndaj personit të tij.

Kjo u bë me dije nga vetë ministri Tahiri në përfundim të takimit sot pasdite me Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

“Qeveria është votuar për të punuar e jo për të harxhuar kohë me llumra të politikës. I kërkova prokurorisë të nisë hetimet lidhur me çdo lloj akuze të hedhur në publik nga politika dhe ish-oficer policie (duke iu referuar çështjes Zagani)  për konsum ditor. Ka ardhur koha të punojmë për modelin e ligjshmërisë dhe të ndëshkueshmërisë për këdo që shkel ligjin, çka kërkojnë dhe qytetarët, prandaj i kërkova prokurorisë të bëjë punën e saj. Dua transparencë, pasi politika duhet të flas gjithnjë pas institucioneve dhe jo para saj”, theksoi ministri Tahiri.

SHKARKO APP