Akuzat e PD, MSH: Shpifje! Lista u shtua me 85 barna të reja, ja emrat

 

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra ditën e sotme nga Partia Demokratike për klientelizëm në shitjen e barnave. Përmes një komunikate për mediat, MSH i cilëson shpifje të radhës akuzat e selisë blu.

Sipas MSH, jo vetëm që nuk janë hequr barna nga lista, por në 2 vite kjo listë është shtuar me 85 barna të reja. Sipas Ministrisë, akuzat e PD vijnë nga fakti që opozita nuk mund të pranojë qeverisjen klienteliste të tyre në 8 vitet e kaluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë pohon gjithashtu ministria:

Swiss Digital Mobile Reklama

"Partia Demokratike vijon fushatën e saj të shpifjeve dhe përbaltjes së punës së Ministrisë së Shëndetësisë në sektorin e farmaceutikeës, duke treguar jo vetëm mosnjohje të thellë të realitetit.

Jo vetëm që nuk janë hequr nga lista barna të caktuar, por krejt ndryshe nga ç’pretendon dhe shpif PD-ja, në Listën e Barnave të Rimburueshme në vetëm dy vite, 2014 dhe 2015, nuk janë shtuar vetëm 20 barna, por kjo Listë është zgjeruar me 85 barna të reja, prej të cilave, 45 janë principe të reja aktive.

Por PD, nuk mund të pranojë dështimin e qeverisjes tërësisht klineteliste të 8 viteve në sektorin e shëndetësisë, kur paradoksi arrinte deri aty, sa Shqipëria ishte ndoshta i vetmi vend në Botë, ku barnat gjenerike kushtonin më tepër se barnat origjinatore.

Në Listën e re të Barnave të Rimbursueshme janë rreth 150 000 qytetarë shqiptarë që kanë përfituar dhe do të përfitojnë nga mjekimi me barnat e reja të shtuara në listen e rimbursimit, të cilat përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbimet:

– Terapi Kardiake (11 barna të reja, përfitojnë 120,400 qytetarë);

– Onkologji (5 barna të reja, përfitojnë 1,117 qytetarë);

– Hematologji (4 barna të reja, përfitojnë 8,301 qytetarë);

– Rheumatologji (3 barna të reja,  5,510 qytetarë);

– Dermatolgji (3 barna të reja, përfitojnë 3,350 qytetarë);

– Endokrinologji (5 barna të reja, përfitojnë 2,680 qytetarë);

– Gastro-hepatologji (7 barna të reja, përfitojnë 2,307 qytetarë);

– Neurologji-Psikiatri-Kujdesit Paliativ (9 barna të reja, përfitojnë 2,275 qytetarë);

– Nefrologji-Dializë (2 barna të reja, përfitojnë 1,100 qytetarë);

– Alergologji (2 barna të reja, përfitojnë 1,020 qytetarë);

– Pneumologji (1 bar i ri, përfitojnë 1,000 qytetarë);

– Gjinekologji-Urologji (3 barna të reja, përfitojnë 750 qytetarë);

– Okulistikë (3 barna të reja, përfitojnë 430 qytetarë)".

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?