Akuzat e SPAK-ut ndaj Berishës jehonë në mediet e huaja
Ndjekja penale e Sali Berishës dhe arrestimi i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ka bërë jehonë edhe jashtë kufijjve të Shqipërisë.
“Reuters” në një artikull të publikuar të dielën i referohet Prokurorisë e cila pohoi se Berisha përdori ndikimin e tij si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009 për të ushtruar presion “për përfundimin e procedurave të privatizimit në favor të të tjerëve, përfshirë burrin e vajzës së tij”.
Reuters risjell në vëmendje se në vitin 2021, SHBA-të e shpallën Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata, duke thënë se gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër ishte përfshirë në “akte korruptive si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar politikanët aleatë dhe anëtarët e familjes së tij”.
Një tjetër artikull i ka kushtuar Associated Press cila ka ciatuar akuzat dhe të dhënat e dosjes së Prokurorisë mbi këtë aferë. Ajo bën një përmbledhje të akuzave të SPAK dhe reagimit të Berishës që akuzoi Ramën se qëndron pas kësaj çështjeje. “Rama nuk i është përgjigjur menjëherë pretendimeve të Berishës”-shkruan “Associated Press”.