Akuzat nga opozita, Rama: Në krye të SHISH s’kam çuar asnjë këshilltar
Për akuzat e opozitës se në krye të SHISH, kryeministri Edi Rama ka çuar një këshilltar të tij, është mohuar nga vetë Rama.
”Në Shërbimin Informativ ne si qeveri nuk kemi patur asnjëherë interferencë, operon në mënyrë autonome, të gjitha janë sisteme të tyre. Kemi ende shumë për të bërë.
Flas për sistemet dixhitale. Shërbimi ynë ka marrë vlerësime nga partnerët ndërkombëtar, për pjesën tjetër është e prapambetur. Jo nuk kam çuar asnjë këshilltar”.