Akuzat PD-së, Artan Hoxha: Politika ka ndaluar ndjekjen e personave nga Interpoli
Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj ka qenë i arrestuar nga autoritetet italiane dhe më pas është liruar.
I ftuar në ‘Opinion’ Hoxha beri një deklaratë të fortë, ndërsa shtoi se politika shqiptare ka ndaluar ndjekjen e personave të ndryshëm nga Interpoli.
“Episodi kryesor i hetimit të kësaj dosje ka qenë një operacion në mbulim. Ka qenë një agjent i DEA-s për të bërë shkëmbimin e një sasie kokaine. Sistemi jonë ka bërë që të dështojnë ekstradime të rëndësishme të krimit të cilët janë dënuar në Itali. Vetëm një hetim i prokurorisë do zbardhi a ka pasur dijeni policia, dhe nëse ka pasur pse nuk ka vepruar. Vendimi në Itali nuk është i fshehtë. Të gjitha këto i zbardh vetëm një hetim. Pista tjetër, mua më rezulton, që pse në Itali ky vendim ka ngelur në statusin peng. Këtu duhet gjetur çfarë ka ndodhur që vendimi nuk është aktivizuar. Kush ka ndërhyrë, nëse ka ndërhyrë?”, tha Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

